Shakira bën sërish sherr me Pique për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Një problem i ri ka lindur mes Shakirës dhe ish-mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique.

Kur dukej se situata mes të dyve ishte tashmë e qetë pas nënshkrimit të marrëveshjes për kujdestarinë e dy fëmijëve, ish-çifti është zhytur në një tjetër mosmarrëveshje.

Këtë herë mollë sherri janë bërë festat e fundvitit, me çiftin që nuk ka rënë dakord se ku do të kalojnë fëmijët Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!