Soros dhe FBI paguan miliona për të censuruar lajmet mbi djalin e Biden

Agjencia Federale e Hetimeve në SHBA, FBI, ka paguar të paktën 3.5 milionë dollarë për të diskredituar lajmet për skandalin e djalit të presidentit amerikan, Joe Biden.

Bëhet fjalë për skandalin e laptopit të Hunter Biden, që zbuloi të dhëna për jetën e shthurur të Joe Biden para votimeve të vitit 2020.

Kështu thuhet në të ashtuquajturat ‘Twitter Files’, dokumente të publikuara nga autori i njohur, Michael Shellenberger.

Madje ai publikon një dokument ku Jim Baker, drejtor dhe jurist i lartë në kompaninë Twitter, krenohet se ka marrë mbi 3.4 milionë dollarë nga FBI.

Në fillim të këtij muaji, Baker u shkarkua nga punë nga Elon Musk, pronari i ri i Twitter.

Por skandali është akoma më i rëndë. Shellenberger thekson se skemën se si duhen censuruar apo manipuluar lajmet për Hunter Biden e ka përgatitur miliarderi majtist, George Soros, përmes Fondacionit për Shoqërinë e Hapur.

Sipas Shellenberger, Soros ka financuar dhe ka luajtur një rol kyç në këtë drejtim.

Soros ka organizuar në bashkëpunim me Institutin Aspen, trajnime intensive me gazetarë dhe liderë të medieve sociale se si duhet të trajtojnë rrjedhjet hipotetike të të dhënave, që janë të ngjashme me skandalin e laptopit të Hunter Biden.

Instituti Aspen është një organizatë e majtë, e financuar nga Soros, që ka pasur si të ftuar nderi edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Pas këtyre trajnimeve, kur skandali i laptopit shpërtheu, shumica e medieve të mëdha tradicionale nuk e raportuan ngjarjen përpara zgjedhjeve. Twitter dhe Facebook e censuruan masivisht këtë lajm.