Himara/ Hysni Gurra: Petro Marko i ka dhënë zgjidhje, ka thënë jam shqiptar

Analisti Hysni Gurra shprehet se përgjigjen se çfarë janë himariotët e ka dhënë Petro Marko, shkrimtari nga Dhërmiu. 

Çim Peka Live, në Syri Tv, Gurra tha se Petro Marko ka deklaruar se është shqiptar dhe të gjithë krijimtarinë e tij letrare e ka në shqip. 

Ai kritikon Edi Ramën për qëndrimet në raport me Greqinë, duke theksuar se harroi çështjen Çame dhe ligjin e luftës. 

"Edi Rama kur erdhi në pushtet pati në program çështjen Çame. Pati në program edhe heqjen e ligjit të luftës. Nga 2017 e mbrapa nuk e ka përmendur më. Ky debat hapet sa herë ka zgjedhje në Greqi dhe Shqipëri. Minoritetet e kanë zgjidhur, kanë të drejtat e tyre, kanë shkollën e tyre. Petro Marko e ka dhënë në një formë zgjidhje kësaj, jam shqiptar ka thënë. Ka shkruar në shqip. Është ndjerë shqiptar. Nipi i Petro Markos thotë ndjehem grek", u shpreh Gurra.