Nela: Deklarata e Mitsotakis ishte skandaloze! Greqisë i shtohet oreksi kur politika jonë është e dobët

Analisti Milaim Nela, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Milaim Nela tha se sa herë gjendja politike e Shqipërisë është problematike, gjithmonë rriten orekset e qeveritarëve grek ndaj Shqipërisë.

Milaim Nela u shpreh se deklarata e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, duhet të përbënte një skandal ndërsa theksoi se çështja e kombësisë nuk është çështje vetëpërcaktimi.

"E kemi parë prej kohësh, tentativat që bëhen për të zgjeruar zonat minoritare. Nëse flasim për qytetarë që janë të kombësisë greke, nuk janë vetëm në zonat e jugut, po ka edhe në Tiranë, edhe në Kukës.

Ideja e tyre, fushatat e vazhdueshme pas çdo gjendje të vështirë që kalon Shqipëria rriten kërkesat. Orekset e Greqisë, deklarata e Mitsotakis duhet të përbënte një skandal.

Deklarata për vetëpërcaktimin, vetëidentifikimin, ne identifikojmë emrin tonë, bindjet tona fetare, tifozëritë me një ekip futbolli, por çështja e kombësisë nuk është çështje vetëdeklarimi, por aktuale. Unë jam grek ose nuk jam. Kombësinë e kam shqiptare."-tha Nela.