Humb jetën një qytetare nga koronavirusi, 23 të infektuar

Një qytetare ka ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 406 testime, kanë rezultuar të infektuar 23 qytetarë. 

Ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm një 80-vjeçare nga Tirana.  

Ndërsa 10 qytetarë kanë mposhtur sëmundjen. 

Situata:

Janë kryer 406 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në Bashkitë:
 
Nga 7 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Fier, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Krujë, Kolonjë.

Janë 220 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 80 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,836 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Dhjetor 2022) 

Raste të reja ditore                23
Të shëruar në 24 orë             10
Të shtruar në spitale             0
Humbje jete në 24 orë           1
Testime ditore                       406

Testime totale                   2,017,208
Raste pozitive                      332,652
Raste të shëruara                  328,836
Raste Aktive                             220
Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    170
Gjirokastër                14
Fier                           10
Durrës.                      7
Lezhë.                        5
Berat.                        5
Vlorë                         4
Korçë.                       3
Shkodër                 2