Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Agron Tufa nga azili fiton me romanin ‘Ngjizja e papërlyeme’

 

Ndahen edhe Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021.

Përmes një ceremonie simbolike, shkrimtarë, poet, studiues dhe përkthyes u vlerësuan për veprat e tyre letrare përgjatë vitit 2021. 

Romani më i mirë i vitit u shpall  ‘Ngjizja e papërlyeme’ e autorit Agron Tufa, për arsye azili në Zvicër.

Në kategorinë vëllimi më i mirë me tregime i vitit u vlerësua Durim Taçi me ‘Nga një derë në tjetrën’.

Edhe ky shkrimtar nuk ishte i pranishëm. Për vëllimin më të mirë poetik të vitit u vlerësua Visar Zhiti me ‘Dorëshkrimet e burgut’, e megjithatë autori përshëndeti nëpërmjet një letre nga Amerika e largët.

Vepra më e mirë e vitit studimore letrare iu dha Persida Asllanit e  Dhurata Shehrit për librin ‘Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe’.

Libri më i mirë për fëmijë i vitit u vlerësua ‘Ninulla e zemrës’ i Anila Kadisë. ‘Njeriu i mirë’ i Albert Camus i dhuron çmimin e përkthimit më të mirë Saverina Pashos.