Meta takim me qytetarët, prezanton kandidatin e Bashkisë Kuçovë: Lefter Maliqi është vullkan, do fitojë zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Beratit, ku ka prezantuar kandidatin e opozitës për këtë bashki. Në fjalën e tij Meta tha se nga 15 maji Bashkia e Kuçovës do jetë më e hapur për qytetarët me Lefter Maliqin në krye.

“Nga agimi i 15 majit, me Lefter Maliqin në krye, do jetë e hapur Bashkia e Kuçovës. E hapur do jetë Tirana me Belind Këlliçin, Elbasani me Luçiano Boçin. Nuk mbahen me presione dhe gjoba e shantazhe që i bëhen qytetarëve. 350 mln euro është buxheti i Bashkisë së Tiranës, por asnjë nuk e di emrin e kryetarit të këshillit të bashkisë Tiranë. 70 mln euro paga Bashkia e Tiranës.

Lekët e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratorët. Në krye të kësaj hajdutërie është Edi Rama. Vete kilometri i rrugës 15 mln euro, 4 herë më shumë se në vendet e BE-së. Me statistikat e BE-së, një mësues në Shqipëri paguhet 4200 euro në vit. Një mësues në Malin e Zi, paguhet 9900 euro në vit.

Mësuesi në Velipojë merr 370 euro, mësuesi në Ulqin, merr 900 euro në muaj. Pse? Këtu shkojnë për investime publike dhe bëhet shumë herë më i shtrenjtë km i rrugës se në Francë.

Shpopullimi është plan në Shqipëri, jo rastësi.  Shkatërron portin kombëtar për të bërë banesa… por shqiptarët i kanë ndërtuar vetë, kjo është vjedhje e pasurive kombëtare, për qëllime korruptive.

Lefteri është vullkan, edhe kur ka qenë kryetar komune ka bërë gjithçka për të zhvilluar zonën, edhe në Parlament, pavarësisht se nuk isha i lumtur, por ishte i vetmi opozitar aty brenda."-tha Meta.