EMRI/ Aksident me vdekje në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia lokale ka bërë të ditur se, ka humbur jetën në një aksident 59-vjeçari me Mirash Rezaj, i cili po udhëtonte me motorçikletë.

Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.