Tensionet në veri të Kosovës, Ahmeti: Policia të largojë barrikadat! Po sulmohen edhe gazetarët

Gazetarja Adelina Ahmeti, në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv komentoi tensionet në veri të Kosovës dhe serbët të cilët nuk zmbrapsen nga barrikadat.

Adelina Ahmeti deklaroi se identifikimi i personave që qëndrojnë mbrapa barrikadave është problemi kryesor përse po sulmohen gazetarët.

"Kemi pajisje teknologjike dhe pasqyrojmë atë që po ndodh. Jemi urë lidhëse ne gazetarët që tregojmë çfarë ka në terren. Kur bëjmë video, për të paraqitur atë që ndodh, në Mitrovicë të veriut, kemi parë që qytetarë të ndryshëm vënë disa maska, kapele, vijnë drejt nesh për të na frikësuar."-tha Ahmeti.

Gazetarja u shpreh se Beogradi po ushtron shumë presion, gjithashtu edhe grupet kriminale. Ajo shtoi se policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat.

"Ne e kemi një rast në 2019 në aksion kundër kontrabandës në veri të Kosovës, efektivët hoqën barrikadat që u vendosën nga qytetarët serb.

Pra, mendoj se kapacitetet janë por duhet një analizë e gjatë e cila parasheh gjithësecilin veprim që duhet bërë në terren. Serbët po nxjerrin vazhdimisht barrikada. Jemi në kontakt me ndërkombëtarët."-tha Ahmeti.