VIDEO-SYRI TV/ 'Spiun i SHBA', Rama shkarkon me dorëheqje, Helidon Bendon

Edi Rama i ka dhënë një tjetër shuplakë raporteve të tij me SHBA-në duke shkarkuar nga detyra kreun e SHISH Helidon Bendo. Rama u justifikua me këtë akt duke dekalruar se në fakt ishte Bendo që ka dhënë dorëheqjen. Por pak ditë më pare lideri I opoziës Sali Berisha e paralajmëroi këtë zhvillim kru argumentoi se Edi Rama në kuadër të shkëputjes së raporteve me SHBA, nuk e kishte lejuar as të futej në zyrë Helidon Bendon të cilin kryeministri sipas tij, e konsideron si një ‘spiun’ të amerikanëve.

Nga SYRI TV

Me kërkesë të Edi Ramës, Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të premte, lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Pas shpalljes së dekret, kreu i qeverisë Edi Rama, e justifikoi këtë akt duke deklaruar se në fakt ishte Bendo, ai i cili ka dhënë dorëheqjen për arsye studimi në SHBA. Por për kreun e PD, Sali Berisha arsyeja e vërtetë e largimit të Bendos është për të shkëputur raportet me SHBA.

Pak ditë më parë, kryedemokrati paralajmëroi këtë zhvillim, ku deklaro se Rama nuk e kishte lejuar Bendon as të futej në zyrën e tij, pasi e konsideron si spiun të amerikanëve.

Me shkarkimin e Bendos, Edi Rama i dha një tjetër shuplakë raporteve të tij me SHBA-në. Të njëjtin standard Rama përdori edhe me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të cilin po ashtu e konsideronte si person që informon partneret.