SYRI TV/ Protesta përpara ambasadës serbe: Të ndalen provokimet në veri, Rama me ‘Ballkanin e Hapur’, kundër Kosovës

“Të hiqen barrikadat në veri të Kosovës dhe të ndalen provokimet” është thirrja që përfaqësues të shoqërisë civile kanë drejtuar gjatë një protestë pranë ambasadës serbe në Tiranë. Më tej marshim protesta është zhvendosur dhe pranë kryeministrisë, ku shigjetojnë kreun e qeverisë si mbështetës të Serbisë me politikat e ndjekura. 

Syri tv

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë protestuar përpara ambasadës serbe në Tiranë, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Aktivistët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me situatën, duke bërë thirrje për të ndalur provokimet dhe për të hequr barrikadat.

Marshimi proteste është mbyllur përpara kryeministrisë, ku protestuesit kanë akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama se me nismën Ballkan I hapur, po mbështet Serbinë.

Kjo është protesta e dytë nga shoqëria civile pranë ambasasës serbe për situatën në veri, ndërkohë që protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë të bëjnë thirrje për paqe në rajon.