SYRI TV/ Pazare mes PS dhe grupit Alibeaj?! Gjiknuri: Nuk ka këmbim votash, aludime

“Spekulime” i quajti Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, zërat për pazare dhe këmbim votash mes PS-së dhe grupit të Alibeajt për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Ardian Dvorani dhe atij të Avokatit të Popullit, Ledi Braho.

Në një konferencë me gazetarët, Gjiknuri tha se maxhoranca nuk do të votojë kandidatë të politizuar. Ai tha se kandidati do të propozohet nga opozita, por nuk do të kalojë në Kuvend pa pëlqimin e socialistëve.