Zelenskyy tregon se është kthyer në zyrën e tij në Kiev

Volodomyr Zelenskyy me anë të një video të publikuar në rrjete sociale ka treguar se është  kthyer në zyrën e tij në Kiev pas udhëtimit të tij në SHBA.

Vizita e Uashingtonit ishte e para e presidentit ukrainas jashtë vendit të tij që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.

Ai kthehet i inkurajuar nga mbështetja e treguar nga Presidenti Joe Biden të mërkurën.

"Unë jam në zyrën time. Ne po punojmë drejt fitores," tha Zelenskyy në një video të postuar në kanalin e tij Telegram.

Administrata Biden njoftoi 1.85 miliardë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të mbrojtjes raketore Patriot.

Por vizita lë shumë pyetje pa përgjigje, duke përfshirë mënyrën se si ndihma ushtarake e SHBA-së mund të evoluojë, nëse mbështetja e Kongresit të SHBA do të vazhdojë - dhe si do të përfundojë lufta.