Koreja Veriore lëshon 2 raketa balistike drejt ujërave lindore

Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike të gamës së shkurtë, thonë zyrtarët koeranojugorë. Ky akcion i saj ndodhi pak orë pasi Uashingtoni akuzoi Penjanin për armatimin e grupit militar rus ‘Wagner’.

Penjani po ashtu testoi atë që e përshkroi si motor të ri raketor dhe deklaroi gjatë javës se ka zhvilluar mundësi të reja për të marrë pamje nga hapësira, raporton France24, përcjell Klankosova.tv.

“Ushtria jonë vërejti dy raketa balistike të gamës së shkurtë të lëshuar nga Koreja Veriore në Detin Lindor nga zona Sunan e Penjanit. Ushtria jonë gjendet në gatishmëri të plotë përderisa bashkëpunojmë me Amerikën për fuqizimin e vigjilencës dhe survejimit”, thonë zyrtarët ushtarakë të Seulit.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë paralajmëruar për muaj të tërë se Penjani po përgatitet për ta bëjë testin e saj të shtatë bërthamor.