Mediu: Vuçiçi merr komandë nga Putini! Me mbështetjen e Kinës, mund të kthehet në agresion kundër Kosovës

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ngritur me urgjencë shqetësimin për tensionet në veri të Kosovës dhe mbështetjen që duhet ti japë Shqipëria për të qëndruar dhe vepruar së bashku edhe në institucionet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij nga Kuvendi i Shqipërisë, Mediu e ka quajtur Vuçiçin një levë në dorë të Putinit dhe i shërben pushtetit të tij me të gjitha përpjekjet që ShBA, NATO-s dhe BE po bëjnë për ta hequr nga Rusia dhe nga Kina.

Gjithashtu Mediu e ka quajtur kërkesën e Vuçiçit për të vendosur forcat serbe në Kosovë dhe kërkesën e tij për të imponuar asosacionin është hapi i parë diplomatik, i cili me shtyrjen e Rusisë dhe me mbështetjen e Kinës mund të kthehet në një agresion kundër Kosovës dhe me pasoja për të gjithë rajonin.

Mediu: Të nderuar kolegë, ne duhet të jemi shqiptarë të preokupuar në maksimum për atë që po ndodh në veriun e Kosovës, duhet të komunikojmë në mënyrë permanente me qeverinë e Kosovës dhe me kolegët tanë parlamentar, jo për të bërë show festiv por të analizuar çështjet dhe për të qëndruar dhe vepruar së bashku edhe në institucionet ndërkombëtare.

Vuçiçi ka vetëm një komandë dhe ajo vjen nga Putini dhe i shërben pushtetit të tij me të gjitha përpjekjet që ShBA, NATO-s dhe BE po bëjnë për ta hequr nga Rusia dhe nga Kina. Ne nuk mund të jemi vëzhgues apo spontanë në atë që po ndodh në Kosovë apo në qëndrimet tona. Kërkesa e tij për të vendosur forcat serbe në veri të Kosovë. Kërkesa e tij për të imponuar asosacionin është hapi i parë diplomatik, i cili me shtyrjen e Rusisë dhe me mbështetjen e Kinës mund të kthehet në një agresion kundër Kosovës dhe me pasoja për të gjithë rajonin.

Është theksuar qëllimi i Vuçiçit për heqjen nga harta e Ballkanit e shteteve si Kosova dhe Mali i Zi. Lexoni me vëmendje edhe qëndrimin e presidentit të Malit të Zi Milo Gjykanoviç për sa i përket Ballkani të Hapur dhe pasojat e ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës në rajonin e Ballkanit për të kuptuar më mirë shqetësimin dhe të ndërtojmë bashkërendimin re politikave me vendet anëtare të NATO-s si Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia e të tjerë.

Prandaj është e domosdoshme që në bashkëpunim me vendet e NATO-s në Ballkan veçanërisht me qeverinë kroate dhe malazeze një disktimi ku të përfshihet dhe Kosova për parandalimin e konflikteve në Ballkan dhe ekspansionit rus dhe serb dhe kinez. Kjo çështje duhet të kërkohet të diskutohet urgjentisht në NATO pasi ne jemi anëtarë të NATO dhe kemi të drejtë të shtrojmë çështje dhe kërkojmë që të diskutohet kjo çështje.

Kemi edhe pozicionin tonë si anëtarë jo permanent të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, duhet ta shtrojmë edhe atje është zëri pesha dhe interesi jonë kombëtar.