Studimi: Pilula Merck nuk redukton vdekjet ose shtrimet në spital te të vaksinuarit

Pilula antivirale e kompanisë amerikane e ilaçeve Merck nuk redukton shtrimet në spital ose vdekjet te personat e vaksinuar, sipas rezultateve të një prove të re klinike në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimet e mëparshme kanë treguar se ilaçi antiviral në fjalë, i cili zakonisht merret dy herë në ditë për pesë ditë, është efektiv në reduktimin e shtrimeve në spital me rreth 30% te pacientët me simptoma të lehta të Covid deri në mesatare, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) e ka rekomanduar për përdorim te pacientët me rrezik të lartë për shtrimin në spital.

Por deri më tani studimet janë bërë kryesisht te popullatat e pavaksinuara dhe para shfaqjes së variantit Omicron. Studimi i ri, i quajtur PANORAMIC dhe i udhëhequr nga profesori Chris Butler i Universitetit të Oksfordit, i cili u botua në revistën mjekësore “The Lancet”, përfshinte personat e vaksinuar (pothuajse të gjithë kishin bërë të paktën tre doza).

Hulumtimi përfshiu 25,708 të rritur me një moshë mesatare 57 vjeç, të cilët konsideroheshin të rrezikuar nga shtrimi në spital ose vdekjes për shkak të Covid-19, veçanërisht ata mbi 50 vjeç dhe ata me sëmundje kronike themelore.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin diagnostikuar me koronavirus dhe kishin simptoma pesë ose më pak ditë përpara se të fillonin trajtimin me pilulën antivirale.
Ilaçi, i cili kushton rreth 700 dollarë për një trajtim që zgjat 7 ditë.