'Jemi të vjedhur, ndaj kërcënojnë me fasha energjie teksa grabisin miliarda'

Nga Petrit Vasili

Mbrëmë mafiozët votuan vjedhjen e radhës me Taksën e Solidaritetit për prodhuesit privatë të energjisë elektrike, që dhanë aq kontribut në kohën e krizës energjitike që u shkaktua nga menaxhimi mafioz i energjisë nga qeveria dhe zbrazja e qëllimshme

Jemi të vjedhur ndaj borxhi i ndërsjelltë i ndërmarrjeve të energjisë elektrike dhe i ujësjellësve shkon në 1.3 miliardë euro.

Jemi të vjedhur ndaj qytetari shkon në burg për 50 mijë lekë energji të papaguar, kurse vetëm ujësjellësit kanë borxhe me qindra milionë euro energji të papaguar.

Jemi të vjedhur ndaj OSHE, KESH etj. janë kthyer në strofka elektorale patronazhistësh, të paaftë dhe hajdutë.

Jemi të vjedhur ndaj pengohet diversifikimi i energjisë me çdo kusht e me çdo mjet nga mafiozët e rilindjes.

Jemi të vjedhur ndaj pengohen me qindra kërkesa për prodhim të energjisë hidro, fotovoltaike dhe të erës.

Jemi të vjedhur ndaj votojnë ligj për t’u marrë mbi 130 milionë euro privatëve me taksë solidariteti, për t’i vjedhur më pas me tendera elektoralë.

Jemi të vjedhur ndaj energjinë, mafiozët e Rilindjes e shesin disa herë më lirë dhe e blejnë më shtrenjtë.

Jemi të vjedhur ndaj humbjet e energjisë janë më të lartat në Europë megjithë afërsisht 1 miliardë euro investime janë derdhur pa asnjë efekt.

Jemi të vjedhur ndaj ndryshe nga BE që paratë e mbledhura shtesë nga energjia i shpërndan si ndihmë ndaj qytetarëve për rritjen e çmimeve, ndërsa hajdutët e rilindjes do t’i gllabërojnë me tenderë.

Jemi të vjedhur ndaj bëjnë tenderë për zyra luksoze e për rroga të majme dhe pa mbarim ndërmarrjet hajdute të energjisë.

Jemi të vjedhur ndaj kërcënojnë qytetarët me vendosjen e fashave të energjisë, ndërkohë që ju kanë grabitur miliarda euro me korrupsion pa fund.

Jemi të vjedhur ndaj mafiozët rilindas nuk ngrenë bursën e energjisë.

Jemi të vjedhur ndaj venë taksë solidariteti për të dekurajuar me çdo kusht e me çdo mjet, investimet private me qëllimin e vetëm që hajdutët rilindas të vazhdojnë vjedhjen me mekanizmin: "shit lirë e bli shtrenjtë" dhe hallin e popullit ta kthejnë në fitime për xhepin e tyre siç bënë me tërmetin dhe pandeminë.

Jemi të vjedhur ndaj dy projektligje të propozuara nga Partia e Lirisë bllokohen dhe as nuk lejohen të shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë të zaptuar nga banditët e Edi Ramës.

Kur qeveria pushtohet nga hajdutë, mafioze dhe kriminelë, sigurisht që drita nuk do të ndriçojë në Shqipëri dhe energjia elektrike do të vidhet përbindshëm ashtu siç vetëm rilindja di ta bëjë.