VIDEO/ Ukrainë, Zelenskyy kthehet nga vizita në Uashington

Duke zbritur nga avioni ushtarak me të cilin erdhi nga SHBA, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelelnskyy takoi aleatin e tij, presidentin polak Andrzej Duda. Ishte një rast për të falënderuar Poloninë për mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare.

Por në udhëtimin e tij të parë të raportuar larg atdheut të tij, presidenti ukrainas regjistroi gjithashtu fjalimin e tij të përditshëm për popullin e tij, duke u treguar atyre zhvillimet më të fundit të vizitës së tij në Amerikë.

Ai tha: "Ne po kthehemi nga Uashingtoni me rezultate të mira. Me diçka që do të ndihmojë vërtet. Kur themi "Patriotë" në Ukrainë dhe në Shtetet e Bashkuara, nënkuptojmë njëlloj mbrojtjen e shtetit dhe të popullit. Kjo çështje ka qenë e zgjidhur për Ukrainën. Ka edhe mbështetje financiare. Ka marrëveshje të tjera - do të flasim për to më vonë."

Rusia iu përgjigj misionit diplomatik të Zelenskyy me një konferencë shtypi me koreografi të Vladimir Putin në Moskë dhe publikimin e një videoje që supozohet se tregon ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu duke vizituar vijën e frontit.

Presidenti Putin foli me përbuzje për sistemin e raketave Patriot të Amerikës, pas premtimit të Uashingtonit për të furnizuar Ukrainën me një bateri.

Ai tha: “Është një sistem mjaft i vjetër dhe nuk funksionon si  të themi, si  S-300 jonë.  Mirë, mmegjithatë. Dua të them, ata që na kundërshtojnë po vazhdojnë të supozojnë se është një armë mbrojtëse.”

Putin tha se furnizimi i Ukrainës me armë të reja thjesht do të zgjaste luftimet. Vizita e ministrit të tij të mbrojtjes në front ishte projektuar për të treguar se ushtarët rusë janë përgatitur mirë për një dimër të gjatë lufte përpara.