'Antiamerikanët' e vërtetë!

Pasi pësoi goditjen në betejën për kreun e SPAK, Edi Rama i ktheu reston mbrëmë Yuri Kim duke rrëzuar me "procedurë" dërgimin e Ardian Dvoranit në Kushtetuese, atë që për SHBA-në është "Kalorësi i antikorrupsionit" në Shqipëri.

AliBashët ishin thjesht alibia perfekte e Edi Ramës për pamundësuar "spiunin" e radhës së amerikanëve në institucionet shtetërore.

Në një postim të dy ditëve më parë, Gazmendi, ai që sa herë flet për Sali Berishën përdor gjithmonë parashtesën "non grata nga Amerika", krejt për çudi harroi që Dvorani ka parashtesën "kalorësi i antikorrupsionit" nga po i njëjti "aleat strategjik" i Bardhit!

Bardhi thotë se Dvorani është kandidaturë e papranueshme për çdo opozitar, dhe ka të drejtë edhe pse Amerika mendon ndryshe. Ama kur vjen puna te Sali Berisha, SHBA ka të drejtë sipas tij edhe pse çdo opozitar mendon ndryshe.

Përtej kësaj, ajo që u tha se AliBashët dhe Rama kishin rënë dakord për Dvoranin ishte e vërtetë. Me vetëm një korrigjim të vogël, marrëveshja paska qenë për ta djegur e jo për ta pjekur si anëtar të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranin.

Mizanskena e sharjeve dje në Parlament ishte vetëm garnitura për ta bërë sa më të besueshme estradën në Kuvend.

p.s...Në fund të pazarit të radhës mund të themi me plot gojë se si Rama edhe Gazi kanë të drejtë për njeri-tjetrin. Ata janë njeri mafioz dhe tjetri thjeshtë një palaço!