Gol fantastik në Madrid, Megi Doçi ndëshkon Realin

 

Vllaznia për femra ka shënuar golin e parë në historinë në grupet e Champions League, kundër skuadrës së Real Madrid në transfertë.

Megi Doçi, shënoi që në minutën e pestë ndaj spanjolleve, me një goditje dënimi.

Avantazhi i vajzave shkodrane zgjati pak, pasi Real Madrid barazoi me anë të Weir në minutën e 11-të të ndeshjes.