VIDEO/ Balliu: Alibeaj kukull nën shërbimin e Ramës, mazhoranca po krijon lojë për vëmendje

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në Edicionin e ores 19:00 me Juli Krisafin në SYRI TV, ka komentuar përplasjen e deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi në sallën e kuvendit ditën e djeshme.

Balliu shprehet se Alibeaj është në shërbim të mazhorancës dhe çdo vendim për kandidatët merret nga kryeministri, teksa e cilësoi  deputetin si një kukull e radhës së Ramës. Gjithasht Balliu theksoi se është koha të merremi me problemet e qytetarëve dhe jo me lojrat që krijon mazhoranca për vëmendje.

“Alibeaj është në shërbim të mazhorancës. Kjo nuk është habi për asnjë qytetar, janë mëse të qarta situatat. Kërkojnë më anë të armëve që u jep mazhoranca, ajo çka ata e quajnë vula, individë të cilët s’kanë as dy veta me vete, s’kanë asnjë votë, s’kanë asnjë peshë, kanë vetëm një vulë që u a jep Edi Rama për të nxjerrë kandidat në mënyrë që të kërkohet të çahet vota  opozitare. Pra, përplasja e djeshme ishte me mazhorancën. Këto janë lojrat dhe truket q përdor mazhoranca për të zhvendosur vëmendjen.

Pse nuk i bën primaret Alibeaj? Primare tjetër në shqipëri nuk bën Edi Rama. Sepse kandidatët e tyre nuk i vendosin vet ata, ata po i vendos Edi Rama. Në vend që ne të diskutojmë për problemet dhe hallet që kanë qytetarët shqiptarë po flasim për lojërat e mazhorancës. Këtu po vidhet çdo ditë. 900 mijë shqiptar janë larguar nga vendi,kriminaliteti ka kapur çdo cep të qeverisjes. Kemi një  qeveri që u thot qytetarëve ‘paguani 80 mijë euro cdo ditë për inceratorët’ ndërkohë inceneratorët nuk ekzistojnë.

Enkelejdi është thjeshtë një kukull e radhës, si ai dhe ata të tjert, është e kotë të humbim kohën, erdhi koha për t’u marrë me shqiptarët”