I përdori deri në fund/ Rama tallet me Bardhin dhe Alibeajn: Nuk e votojmë Ledio Brahon

Nuk është herë e parë që kryeministri Edi Rama tallet me Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn. 

I përdor kur i duhen, ata sigurisht që i binden sepse janë palë në "tavën e madhe të pazarit" dhe në fund u ve shkelmin se s'kanë më vlerë për të. 

Të njëjtën gjë bëri me ta edhe gjatë procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. 

Debati dhe diskutimet për drejtuesin e këtij institucioni kanë nisur që sesionin e kaluar parlamentar dhe ka kaluar në disa hallka deri në mbërritjen për votim në Kuvend, këtë fundvit. 

Syri.net raportoi ditën e sotme se Bardhi dhe Alibeaj i kishin dërguar Ramës vetëm tre emra për Avokat të Popullit, duke përjashtuar nga gara kandidatët e tjerë. 

Por gjatë diskutimeve në Kuvend, Rama iu drejtua Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt se s'kishte ndër mend të votonte kandidatin e suportuar prej tyre, avokatin Ledio Braho. 

Kryeministri ua bëri të qartë të dyve se ishte tallur me ta dhe nuk e pati asfare problem kur tha se ishte i gatshëm të priste edhe ca kohë për një emër tjetër, duke bërë që procesi të nisë edhe njëherë nga e para. 

Edhe njëherë tjetër, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj u përdorën si mashë nga Edi Rama për të krijuar përçarje mes demokratëve. Dhe ata, të dy, u investuan me devotshmëri në këtë funksion se fundja kjo i intereson edhe Edi Ramës. 

Të dy, Bardhi dhe Alibeaj gjithnjë i kanë shkuar pas oreksit kryeministrit dhe ai ia ka dalë t'i tërheqë pas kapistre. Por në momentin që nuk i duhen më, ai i flak ata si leckë, duke i nxjerrë nga "tava e pazarit".