SYRI TV/ Vjedhja e 2.2 miliardë euro me Bitcoin, Berisha: Olsi Rama e dërgoi Josifin në Dubai
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi aferën e vjedhjes së 200 milionë eurove, përmes bitkoin nga ish zyrtari i qeverisë, Amant Josifi, i cili ka qenë oratak në biznesin e call centarave me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi Olsi Ramën se fshihet pas aferës, e cila u zbulua pas hetimeve të kryera nga policia spanjolle.
Lideri i Partisë Demokratike, përmendi shifrat e kontrollit të Lartë të shtetit, duke akuzuar qeverinë, se vetëm përgjatë një viti ka vjedhur 122 miliardë lekë.
Berisha u ndal edhe te afera e incenratorëve, duke thënë se drejtësia nuk vepron, pasi kompanitë që kanë përfituar paratë e taksapaguesve, kanë pronar të vërtetë, kryeministrin Edi Rama.
Ish kryeministri Berisha, ngriti pikëpyetje për koston e tre dronëve bajraktarë, që qeveria bleu nga Turqia, duke thënë se vlera e avionëve luftarakë mbahet sekret.