Më shumë se 5,000 njerëz ka të ngjarë të vdesin çdo ditë nga Covid-19 në Kinë

Më shumë se 5,000 njerëz ka të ngjarë të vdesin çdo ditë nga Covid-19 në Kinë , sipas të dhënave shëndetësore Airfinity, në kontrast të plotë me shifrat zyrtare të Pekinit për shpërthimin aktual të vendit.

Kompania britanike tha se përdori modele llogaritëse bazuar në të dhënat nga provincat kineze për të arritur në këto shifra, sipas të cilave infeksionet ditore në vend tejkalojnë një milion.

Vlerësimet e saj "bien në kontrast ashpër me shifrat zyrtare që regjistrojnë 1,800 raste dhe vetëm shtatë vdekje zyrtare gjatë javës së kaluar ", tha kompania në një deklaratë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

 Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha dje se Kina mund të jetë duke luftuar për të numëruar infeksionet pasi përjeton një rritje të mprehtë të rasteve.

Kthimi i mprehtë 180° i Kinës drejt një politike 'zero Covid' pas protestave të përhapura ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për përhapjen e rasteve në mesin e popullatës së nën-vaksinuar. 

Autoritetet kanë ndaluar testimet masive dhe nuk po raportojnë më infeksione asimptomatike.

Airfinity tha se analiza e saj e rrezikut të vdekshmërisë sugjeron se 1.3 milion deri në 2.1 milion njerëz mund të vdesin nga shpërthimi aktual i koronavirusit në Kinë. 

Analizat e bazuara në modele të tjera parashikojnë gjithashtu deri në 2.1 milionë vdekje.