Grupi i Alibeajt e pranon hapur: Nuk kemi objektiv për të fituar bashkitë, por për të përçarë opozitën

Në një kohë që po afron gara e 14 majit, grupi i deputetëve që mbështet Enkelejd Alibeajn si kryetar bashkë me Lulzim Bashën, e pranojnë hapur që kandidatët e tyre që do nxjerrin në këto zgjedhje nuk do dalin për të fituar bashkitë, por për të përçarë opozitën me urdhër të Edi Ramës.

Deputetja Orjola Pampuri në një intervistë televizive e ka pranuar hapur se objektivi i tyre në këto zgjedhje nuk është për të fituar bashki, pasi kjo do të ishte e palogjikë.

Pyetjes së gazetarit se cili është objektivi i tyre në këto zgjedhje, Pampuri u përgjigj:

Tani objektivat do të jenë sigurisht që unë të dal këtu dhe të them që do fitojmë bashkitë sepse kjo do ishte pastaj...