Skandali në Slloveni/ A abuzoi prifti me 20 murgesha?

Pak para Krishtlindjeve, skandali i radhës ka tronditur Kishën katolike.

Në fokus është prifti Ivan Rupnik, 68 vjeç një figurë e njohur në Slloveni si brenda komunitetit fetar ashtu dhe në mbarë botën për artin e tij të mozaikut.

Ashtu si Papa Françesku, Rupnik është anëtar i urdhërit jezuit.

Por një ish-murgeshë e cila dëshiron të mbetet anonim akuzon 68 vjeçarin se ka abuzuar me të rreth nëntë vite.

Sipas ish-murgeshës Rupnik e manipuloi atë që të bënin seks dhe të shikonin ponografi së bashku.

Ai donte madje dhe një treshe me një murgeshë tjetër në mënyrë që të përjetonte trinitetin e Zotit, Jezusit dhe Frymës së Shenjtë.

Sipas viktimës, Marko Ivan Rupnik mund të kishte abuzuar deri në 20 gra.

“Ai duhet të ishte ndalur 30 vite më parë”, tha 58-vjeçarja, të cila shton se Rupnik i ka mbyllur gojën me kërcënime.

Akuzat ndaj priftit nuk janë të reja ato janë që nga vitet 1990, kur Rupnik drejtonte një manastir slloven.

Mirëpo, tashmë ato 'janë ushqyer' nga dy raportime të gazetës italiane “Domani”.

Urdhri i jezuitëve u detyrua më pas t'i përgjigjej akuzave.

▶ Në një deklaratë të parë për shtyp të datës 2 dhjetor 2022, thuhej se ndaj Rupnikut ishin marrë “masa paraprake”, për shembull ai nuk lejohej më të dëgjonte rrëfimet. Jezuitët nuk zbuluan se cilat akuza fshiheshin pas kësaj, por përmendën në mënyrë eksplicite se asnjë i mitur nuk është prekur.

▶ Vetëm rreth dy javë më vonë, urdhri i jezuitëve zbuloi informacione të mëtejshme. Në tetor 2018, për shembull, kishte pasur tashmë një ankesë për "shfajësimin e një bashkëpunëtor". Kjo është një shkelje e rëndë sipas ligjit kanunor.

Çështja u hetua dhe në maj 2020 u krye shkishërimi i Rupnikut. Por ky përjashtim nga bashkësia e besimtarëve u anulua në të njëjtin muaj sepse Rupniku ishte penduar.

Në qershor 2021 pati sërish ankesa kundër sllovenit. Këto u diskutuan për disa muaj në komisione të ndryshme përpara se autoriteti fetar të arrinte në përfundimin se pretendimet nga vendi i origjinës së të akuzuarit ishin të parashkruara.

▶ Sipas raportimeve nga portale të ndryshme katolike, Papa Françesku thuhet se ka pritur vëllanë e tij fetar për një audiencë në janar 2022. Disa media angleze shkruajnë se Marko Ivan Rupnik është njeri i besuar i Atit të Shenjtë.

Marko Ivan Rupnik me një prej veprave të tij