VIDEO/ Altin Bashën nuk e njohin si drejtor, policët e Ramës dhe Veliajt nuk e lejojnë të futet tek ish-Teatri

Altin Basha, regjisori që firmosi për shembjen e Teatrit Kombëtar, është sot drejtori i ri i Teatrit Kombëtar.

Mirëpo, mesa duket atë nuk e njeh askush. Ditën e sotme, ai është ndaluar nga policia bashkiake dhe nuk është lënë që të futet brenda në zonën, ku do ndërtohet Teatri i ri Kombëtar.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, ai debaton me policët, të cilët nuk e kanë idenë se kush është Basha.

Altin Basha njihet si njeri besnik i Partisë Socialiste dhe për këtë i kanë bërë qokën duke e emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar.