Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte, banorët tregojnë si e njohën

Për shumë vite jetoi i pashqetësuar. 

Madje, në Kosovë mbante edhe një pozitë në një institucion të rëndësishëm të sigurisë në vend.

Por, vet Sllogjan Trajkoviç do të përballet me drejtësinë mbi dyshimet se kishte kryer krime lufte në Kosovë.

Ai u arrestua nga Policia e Kosovës, pas dëshmive që kishin dhënë qytetarë të shumtë të cilët njihnin Trajkoviçin.

Këta madje edhe gjatë së premtes prapa kamerës i thanë televizionit T7 se Trajkoviç kishte kryer krime kundër popullsisë në Vushtrri.

Arrestimin e tij e bëri të ditur Policia e Kosovës.

Për këtë rast nuk pranuan të flasin familjarët e tij.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë janë vrarë mbi 13.000 shqiptarë.

Ndërsa mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.