allO me bazë në Mynih e krijuar nga një shqiptar, mbledh 1.4 mln € për të ndërtuar një të ardhme digjitale për restorantet

Kompania e software-it me bazë në Mynih e bashkëthemeluar nga një shqiptar sapo ka siguruar një investim të ri kapitali prej 1.4 milionë eurosh për të revolucionarizuar mënyrën se si funksionojnë restorantet.

allO synon tua bëjë më të lehtë funksionimin restoranteve lokale dhe të ndërtojë një të ardhme digjitale për gastronominë.

Të frekuentuarit e një restorant për të konsumuar një vakt të këndshëm, takimet argëtuese me miqtë apo familjen janë aktivitete të njohura në mbarë Evropën.

Është diçka që ne e kemi shijuar ndër gjenerata.

Megjithatë, vitet e fundit, ndërsa bota është bërë gjithnjë e shumë digjtale, restorantet ngadalë por me vendosmëri po ofrojnë mundësira që bazohen në teknologji e që synojnë të përmirësojnë mënyrën e rezervimit, porositë, menaxhimin e ekipit e kështu me radhë.

Ky process ka qenë më i lehtë për lojtarët më të mëdhenj siç janë restorantet zinxhirë. Nga ana tjetër shumë restorante më të vogla kanë luftuar të ecin përpara ndërsa çmimet janë larta dhe burimet janë të kufizuara.

E themeluar në Mynih nga dy studentë emigrantë, kompania allO synon të revolucionarizojë restorantet përmes mjeteve dixhitale. Startaup-i në fjalë tani ka siguruar kapital të ri për të zgjeruar si dhe për të ndërtuar produktin.

E themeluar në vitin 2020, allO ka mision për t'u dhënë restoranteve lokale avantazhet teknologjike që u nevojiten për të konkurruar me zinxhirin e restoranteve, dhe aktorët e njohur në industri - duke sjellë modelin e teknologjisë që përdor McDonald's në duart e pronarëve të restoranteve të vegjël.

Koncepti i allO u zhvillua nga tre bashkëthemelues që u takuan në Gjermani – dy prej të cilëve, Cancan Liu nga Kina dhe Teodor Rupi nga Shqipëria emigruan në Gjermani kur ishin studentë. Ata takoheshin nëpër restorante për të diskutuar idetë e biznesit ku dhe allO u krijua. Në fakt, ata ndërtuan versionin fillestar të produktit në restorante ku merrnin edhe reagime të drejtpërdrejta nga menaxherët e restoranteve.

Me bazë në Mynih, misioni është t'u japë pronarëve të restoranteve të gjitha mjetet softuerike që u nevojiten në një platformë.

Bëhet fjalë për dhënien e mjeteve të thjeshta dhe aspak të sofistikuara në mënyrë që të përmirësohet eksperienca e klientëve dhe të ardhurat e restoranteve.

 Shumica e klientëve të startup-it, janë restorante të cilët janë në pronësinë e emigrantëve, shtylla kurrizore e gjithë hapësirë së restoranteve në total.

Tashmë, me këtë financim, ekipi i ri dëshiron të startojë misionin për t'u bërë zgjidhja kryesore për restorantet e mesme dhe të mëdha. Kapitali do të përdoret për të rritur ekipin dhe për tu zgjeruar më pas në të gjithë Gjermaninë.