VIDEO/ E paprecedent, Kim nuk i beson Ramës, mbërrin në KLP kur Kondili po bënte prezantimin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është paraqitur sot në KLP për të ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Nga pamjet e siguruar nga Syri Tv shihet ambasadorja Kim e ulur në sallë.

Zonja Kim mbërriti në sallë gjatë fjalës së kandidatit Ervin Kondili.

Diplomatja amerikane duket se do të jetë e pranishme gjatë kohës kur KLP, në përfundim të dëgjimit të prezantimit të kandidatëve, do të marrë vendim lidhur me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Më herët, diplomatja amerikane ka reaguar përmes Twitter duke kërkuar që procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK të jetë i pandikuar.

“Gjatë javës së fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa frikë apo favore.