Maturantja 20-vjeçare hiqet si mjeke në Spitalin Shtetëror përmbi një vit - VIDEO

Një 20-vjeçare në Turqi është arrestuar pasi u zbulua se punonte si mjeke në një spital publik, pavarësisht se nuk kishte studiuar kurrë për mjekësi.

Familja e Ayşe Özkiraz gjithmonë kishte dashur që ajo të bëhej mjeke, kështu që pas mbarimit të shkollës së mesme ajo bëri provimin e shkollës së mjekësisë, por dështoi.

Mirëpo nuk donte t'i zhgënjente njerëzit e saj, kështu që në vend që të pranonte dështimin dhe të vazhdonte, ajo u tha atyre se kishte hyrë në Universitetin prestigjioz mjekësor Capa dhe se po studionte për t'u bërë mjeke. Madje ajo falsifikoi rezultatin e provimit dhe fletët e regjistrimit, në mënyrë që prindërit të mos dyshonin për asgjë, por ky ishte vetëm fillimi i farsë së saj…

“Kur isha nxënëse e shkollës së mesme, prindërit e mi donin që të studioja në një shkollë mjekësore. Ata menduan se do të merrja një rezultat të lartë. Por unë nuk mora një rezultat mjaftueshëm të mirë për të hyrë në shkollën e mjekësisë,” shpjegoi Özkiraz së fundmi. “Kur familja ime donte të shihte dokumentin e rezultatit të provimit, unë përgatita një dokument të rremë të rezultatit të provimit dhe ua tregova atyre.”

Por vajza e re bëri më shumë sesa thjesht të gënjejë familjen e saj, ajo filloi t’i gënjejë të gjithë. Ajo u vendos në një konvikt të Stambollit dhe u tha njerëzve se ishte studente e mjekësisë. Ajo gjithashtu printoi një kartë të rreme studentore dhe filloi të rrinte nëpër Universitetin Mjekësor Capa, duke ndërvepruar me studentët aktualë të mjekësisë.

Një ditë, kur nëna e saj u sëmur dhe duhej të dërgohej në një spital në qytetin Tekirdağ, Ajshe u kthye në shtëpi për të qenë me prindin e saj dhe në fakt filloi t'i thoshte personelit në spital se ajo ishte vetë mjeke. Ajo gjithashtu gënjeu për moshën e saj, duke pretenduar se ishte 25 vjeçe kur ishte vetëm 20 vjeç, dhe përdori karta false studentore, karta identiteti të mjekut dhe madje edhe një pllakatë që tregonte se Özkiraz ishte diplomuar në krye të klasës së saj, për ta bërë atë gënjeshtër të besueshme.

Pasi fitoi besimin e personelit të spitalit, Ayşe Ozkirazit iu ofrua shansi të punonte atje dhe ajo e shfrytëzoi rastin, pavarësisht se nuk kishte studiuar asnjëherë dhe aq më pak mjekësi.

“Me kalimin e kohës fitova dashurinë dhe besimin e mjekëve në spital. Madje, një mjek kryesor, të cilit i thashë se doja të bëhesha kirurge pediatrike, më përfshiu në një operacion. Gjatë operacionit, ai më tha, ‘hajde, qep plagën’”, tha Özkiraz.

Në njëfarë mënyre, 20-vjeçarja arriti të hiqej si mjeke, por pavarësisht përpjekjeve të saj për të mbajtur pamjen e jashtme,  kishte shumë që duhej të bënte. Përfundimisht, mjekët aktualë në spitalin në Tekirdağ filluan të dyshonin, sepse ajo vazhdoi t'i shmangej përgjigjes së pyetjeve themelore mjekësore ose thjesht përgjigjej gabim. Kur u bindën se ajo po gënjente për kualifikimin e  saj, personeli thirri policinë.

Ndërsa kontrollonte apartamentin e marrë me qira të Aishe Ozkiraz, policia gjeti disa karta identiteti false nga disa spitale në Turqi, dokumente të falsifikuara dhe uniforma mjekësore. Ajo u arrestua dhe përfundimisht u pranua se u hoq si mjeke për më shumë se një vit.

Prindërit e vajzës ende nuk mund ta besojnë se fëmija i tyre do t'i gënjente dhe besojnë se historia e Ajshes duhet të ketë më shumë se aq./ar.sh/SYRI.NET