Biden i bën thirrje Bashkimit Afrikan që t’i bashkohet G20-tës

Presidenti i SHBA-së Joe Biden bëri thirrje të enjten që Bashkimi Afrikan të bëhet një anëtar i përhershëm i G-20-tës.

SHBA, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me Kongresin, planifikon të angazhojë 55 miliardë dollarë në Afrikë në tre vitet e ardhshme, njoftoi Biden.

Ai shtoi se qëllimi është të “përparojë prioritetet që ndajmë dhe të mbështesë agjendën 2023”, shkruan KosovaPress.

Presidenti gjithashtu përsëriti njoftimin e tij në shtator gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ai shprehu “mbështetje të plotë” për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të përfshirë përfaqësimin e përhershëm për Afrikën.