Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset shoferi i motorit

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident rrugor të ndodhur ne rrugën Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo.

I plagosuri po udhëtonte me motoçiklete.

Ende nuk dihet nëse është përplasur nga ndonjë automjet apo ka humbur kontrollin dhe rrezikuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.