Shpërthim në Turqi/ Plagosen 9 persona, mes tyre 8 policë

Një makinë ka shpërthyer në Turqi, duke lënë për pasojë të plagosur 8 policë dhe një civil. Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm me bombë.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipe të urgjencës dhe uniformat blu. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu shkroi në Twitter se lidhur me shpërthimin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

"Shtatë nga të plagosurit kanë dalë nga spitali. Të tjerët janë nën vëzhgim mjekësor dhe gjendja e tyre nuk është kritike", u tha gazetarëve guvernatori i Diyarbakirit, Ali Ihsan Su.

"Kemi arrestuar personin që mori makinën me qira, e solli këtu dhe shpërtheu si dhe personin që drejtoi taksinë pas incidentit në qarkun Lice të Diyarbakirit", shtoi Su.