Rusia rifillon sulmet në të gjithë Ukrainën

Forcat ruse ka rifilluar sulmet me raketa dhe dron në të gjithë Ukrainën të premten, duke synuar kryeqytetin Kiev, Kharkiv në veri, Odesa në jug dhe qytetin qendror të Kryvih Rih.

Sulmet në qytetet e Ukrainës janë intensifikuar këtë javë pasi Rusia synon infrastrukturën civile të vendit.

Energjia është ndërprerë në Kharkiv dhe shpërthime janë raportuar në veri-lindje të Kievit.

Zyrtarët paralajmëruan për viktima të mundshme pasi një ndërtesë banimi u godit në Kryvih Rih.

Disa qytete të tjera u goditën gjithashtu pasi alarmet u dhanë në të gjithë Ukrainën. 

Vitaliy Kim, kryetari i bashkisë së qytetit jugor Mykolaiv, tha se mendohej se ishin lëshuar rreth 60 raketa.

Guvernatori i Sumy, një rajon afër kufirit verior të Ukrainës me Rusinë, tha se energjia atje ishte gjithashtu ndërprerë.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko u bëri thirrje njerëzve që të mos largohen nga strehimoret.

Miliona ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike pasi dimri po 'kafshon' Ukrainën.

 Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk paralajmëroi të enjten se sulmet e mëtejshme mbi objektet e energjisë mund të "çojnë në një përkeqësim të mëtejshëm serioz të situatës humanitare dhe të nxisin më shumë zhvendosje".

Shumë civilë janë vrarë tashmë këtë javë në sulmet ruse. 

Dy persona humbën jetën gjatë bombardimeve në qytetin jugor Kherson të enjten.

Presidenti amerikan Joe Biden thuhet se po finalizon planet për të dërguar raketa të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pas disa muajsh kërkesash nga Kievi.