VIDEO/ Debati i Këlliçit me inxhinierin e bashkisë gjatë natës: Sot, kallëzim në SPAK për ty dhe eprorin tënd!

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka vendosur të bëjë një kallëzim në prokurori sot, në SPAK, ndaj punonjësve të  Ujësjellësit të Tiranës dhe zinxhirit të tyre drejtues deri në bashkinë e Tiranës, për prerjen e ujit pa një dokument zyrtar gjatë natës, tek pallati që ndodhet në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, për të detyruar banorët të largohen nga godina.

Ndiqni në vijim, dialogun midis Këlliçit dhe kryeinxhinjerit që po drejtonte punën për prerjen e linjës së ujit që furnizon pallatin. Kujtojmë se banorëve u është lënë vetëm 6 ditë afat të largohen prej godinës sepse bashkia ka vendosur ta shembe pa i kompensuar ata.

“Kemi ardhur të bëjmë prerje të linjës së ujit”.

“Më jep vendimin, ku e ke? Ma jep pak, unë jam Belind Këlliçi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kam ardhur me kërkesë të banorëve. Më jep pak vendimin.”

“Nuk jam unë i detyruar të të jap vendimin!”

“Mos më prek me dorë mua, e para. Po për çfarë ke ardhur?! Në orën 5 të mëngjesit, për çfarë ke ardhur?”

“Unë po bëj punën time dhe nuk të jap llogari ty, zotëri!”

“Do të japësh, se nesër ke kallëzim në SPAK, ti, jo unë. Do të të çoj unë ty personalisht. Ty të parin, eprorin tënd dhe të gjithë me radhë. Nesër në prokurori! Unë i pari do të çoj. Me që nuk ke detyrim tit ë më japësh përgjigjen!”

“Të lutem, do të më lësh të bëj punën?!

“Letrat, ku i ke? Ku i ke letrat?!”

Ndiqeni këtë skenë ne video: