Vasili: S’është problemi tek kryetari, por çfarë do bëjë SPAK për inceneratorët dhe Portin e Durrësit

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin 'Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi përplasjen Rama-Kim për drejtuesin e ri të SPAK-ut.

Petrit Vasili deklaroi se shkalla e kapjes së drejtësisë është e pashembullt. Ai theksoi se s’ka rëndësi kush e drejton SPAK-un, por çfarë do të bëjë SPAK përballë aferës së inceneratorëve apo Portit të Durrësit.

"Kapja e drejtësisë, koha i dha të drejtë PD-së. Sot çështja nuk shtrohet fare dhe nuk ka asnjë problem kush është kreu i SPAK. Cili është SPAK-u përballë inceneratorëve, Portit të Durrësit, dhe eficensa e tij."-tha Vasili.