Shkullaku: Nëse SPAK-un do ta drejtojnë amerikanët, Rama s'do ta bëjë gjumin të qetë

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, komentoi përplasjet Rama-Kim për drejtuesin e ri të SPAK-ut. Gazetari Shkullaku u shpreh se nëse SPAK-un do e drejtojnë amerikanët, as Edi Rama dhe askush nuk mund ta bëjë gjumin e qetë.

Shkullaku tha se kemi të bëjmë me një skandal me faktin që ambasadorja e SHBA në një rast të paprecedentë thërret një nga një anëtarët e KLP-së. Sipas tij besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi është rrënuar.

"Jemi këtu për shkak nga shpejtësia për të mbyllur një detyrë dhe për ta quajtur këtë si një histori suksesi jo vetëm të Kim por dhe ambasadorëve të BE-së, këtu janë mbyllur sytë, kemi një mostër reformë.”-tha Shkullaku.

Gazetari deklaroi më tej se ambasadorja e SHBA tashmë ka kuptuar që i kanë dhënë një pushtet që s'duhej Edi Ramës në drejtësi.

"Rama është më i fortë se ata që e mbështetën dje. Mbështetja e dytë që bënë amerikanët që jemi në këtë gjendje, ishte mbyllja e syve para akteve të paprecedenta, nuk thanë asnjë fjalë kur Edi Rama bëri zgjedhje lokale vetëm me një parti. Nëse SPAK-un do e drejtojnë amerikanët, as Edi Rama dhe askush nuk mund ta bëjë gjumin e qetë."-tha Shkullaku.