Banori e përgënjeshtron Maznikun: Nuk kemi marrë asnjë bonus, unë kam qenë në Amerikë

Një nga banorët e rrugës ‘Myslim Keta’ që Bashkia e Tiranës kërkon që të shembë një bllok pallatesh, ka përgënjeshtruar live nënkryetarin e bashkisë, Arbjan Maznikun.

Ky i fundit në një lidhje me ‘Çim Peka LIVE’, u shpreh se, banori Petrit Cjapi, ka marrë bonus prej 2 vitesh dhe ka marrë edhe banesë.

Por Petrit Cjapi në një lidhje live në SYRI TV gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ ka përgënjeshtruar Maznikun, duke thënë se nuk ka marrë asnjë bonus qiraje dhe se nuk ka qenë fare në Shqipëri, por në Amerikë.

Unë jam Petrit Cjapi. Mazniku paska thënë, se nuk e kam parë se, Petrit ka marrë shtëpi dhe ka marrë bonus 2 vite. Unë kam qenë në Amerikë dhe nuk kam qenë këtu fare për atë punë. Ne kemi aplikuar vetëm për të marrë 3 milionë e gjysëm lekë siç morën të tjerët, pastaj na e anuluan neve. Asnjë veprim tjetër nuk kemi.

Pra e përgënjeshtroni Maznikun?

Patjetër, unë kam qenë në Amerikë dhe nuk kam qenë këtu.