Banorja e pallatit që do shembet tek Njësia 4: Na hoqën ujin dhe dritat! Çmenduri, do qëndrojmë jashtë...

Një banore e pallatit që do shembet nga Bashkia Tiranë tek Njësia 4, deklaroi këtë mbrëmje drejtpërdrejt për emisionin 'Çim Peka Live' se i kanë prerë dritat dhe ujin.

"Kemi gjithë ditën që s'kemi as drita dhe as ujë. Ka ardhur ujësjellësi, kemi bërë rezistencë me polici. Kjo është një çmenduri."-tha banorja.

Ajo tha më tej se nuk do të flenë, por do të qëndrojnë jashtë për të mbrojtur pallatin e tyre.

"Do rrimë këtu, kanë ardhur mbrëmë hajdutshe kanë prerë dritat."-tha banorja.