Kaos në Peru, bllokohen qindra turistë në Machu Picchu

Qindra turistë të huaj janë bllokuar që nga e marta në zonën turistike të Machu Picchu në Peru, pasi shërbimi i trenit u pezullua për shkak të protestave të dhunshme të lidhura me shkarkimin dhe arrestimin e ish-presidentit Pedro Castillo.

Sipas të dhënave të autoriteteve bashkiake të Machu Picchu, saktësisht 779 turistë kanë mbetur të bllokuar në zonën turistike që nga e marta, ditë në të cilën u mbyll edhe aeroporti Cusco për shkak të protestave.

Ndërkohë, numri total i të viktimave nga përleshjet e vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në të gjithë vendin ka shkuar në nëntë.

Ndërkohë vijon aktiviteti intensiv politik dhe gjyqësor, me parlamentin në të cilin diskutohet për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, ndërsa një gjykatë për hetimet paraprake do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për të mbajtur në paraburgim ish-presidentin Pedro Castillo për 18 muaj.