E rëndë/ Veliaj urdhëroi shembjen e pallatit, banori te Njësia 4 e përjeton keq dhe ndërron jetë

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi në Çim Peka Live se një nga banorët e pallatit që do shembë bashkia te Njësia 4, ka ndërruar jetë sot për shkak të situatës së shkaktuar atje. 

Këlliçi tha se banori e ka përjetuar me dhimbje urdhrin e bashkisë për të lënë apartamentin. 

Ai i bëri thirrje bashkisë së Tiranës që t'i rikthejë energjinë elektrike familjes së Agim Bozhiqit të cilët kanë hapur dyert e mortit. 

"Para një ore jam vënë në dijeni nga banorët se shtetasi Agim Bozhiqi ka ndërruar jetë për shkak të kësaj situate dhe për shkak se ishte një nga banorët e pallatit. Mazniku apo kushdo tjetër nga bashkia e Tiranës, bëjnë mirë që familjes së të ndjerit t'i kërkojnë jo ndjesë publike, por t'i çojnë drita dhe ujë aktualisht që ta respektojnë mortin dhe të ndjerin që kanë në banesën e tyre. Tani që po flasim. Kaq të bëjnë këta dhe nuk kanë nevojë banorët për asgjë tjetër përveccse transparencë. është një sjellje barbare. Kjo nuk i bëhet askujt. Të lësh persona të moshuar, fëmijë, persona invalidë pa ujë dhe pa drita në këtë gjendje, në mes tyë dimrit, në prag të festave, pa ujë dhe pa drita, kjo nuk i bëhet askujt", tha Këlliçi.