Argjentina/ Messi nuk stërvitet me grupin, rikthehet Di Maria
Kombëtarja e Argjentinës ka nisur nga puna ditën e sotme për qenë gati në finalen e madhe ndaj Francës.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e kapitenit Lionel Mesi.
Media spanjolle “AS” raporton se ai është stërvitur i vetëm në palestër.
Pjesë e stërvitjes ka qenë edhe Angel Di Maria.
Një lajm shumë i mirë për të gjithë tifozët argjentinas të cilët shpresojnë ta shohin atë në stadiumin “Losail” të dielën.