Bilanci i COVID/ 22 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 16 të tjerë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 49 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po merr trajtim mjekësor 1 pacient.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 16 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 206 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shijak, Lushnje, Vlorë, Berat.
Statistika ( 15 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 49
Testime totale 2,014,153
Raste pozitive 332,499
Raste të shëruara 328,699
Raste Aktive 206
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 153
Fier 14
Vlorë 12
Lezhë. 8
Gjirokastër 5
Durrës. 5
Berat. 5
Elbasan. 3
Shkodër 1