Braimllari: Bëmat në mesin e rilindasve nuk kanë të sosur, tender miliona euro nga Veliaj për mësimin e biçikletës
Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar pas tenderit korruptiv që Veliaj ka miratuar për ti mësuar njerëzve të ecin me biçikleta.
Sipas Braimllarit bëmat në mesin e rilindasve nuk kanë të sosur pas “Akademisë së Barinjve” të inicuar nga ministrja e Bujqësisë, një tjetër nismë e këtyre përmasave po ndërmerret nga kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës.
Postimi i Braimllarit:
Pinoku i Tiranës do harxhojë 760 milionë lekë për mësimin e biçikletës
Bëmat në mesin e rilindasve nuk kanë të sosur
Pas “Akademisë së Barinjve” të inicuar nga ministrja e Bujqësisë, një tjetër nismë e këtyre përmasave po ndërmerret nga kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës.
Bëhet fjalë për krijimin e shkollës së biçikletave.
Më datë 12 dhjetor 2022, pinoku i Tiranës ka firmosur dokumentet e tenderit për ndërtimin e një shkolle të tillë me një vlerë totale prej afro 760 milionë lekësh.
Harxhimi i kësaj shume kaq të madhe për një shkollë të tillë, në kohë krize është një abuzim i madh nga ana e kryebashkiakut, që kërkon të harxhojë 760 milionë lekë nga paratë e qytetarëve të Tiranës për të mësuar biçikletën.
Natyrisht që Tirana ka mjaft problem te tjera që kanë nevojë ulëritëse për vëmendjen e bashkisë. Fare mirë kryebashkiaku mund të investonte në shkollat e fshatrave ku fëmijët mësojnë në të ftohtë dhe përtej çdo kushti mininal.