VIDEO/ Tiranë: Banorët kundërshtojnë shembjen e pallatit, përplasen me policinë
Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit.
Kishte edhe një moment të përplasjeve mes banorëve dhe policisë rreth orës 15:00.
Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë.
Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.
Dy ditë më parë një banor thotë se u kanë sjellë një njoftim të datës 9.12/ 2022 për prishjen i cili nuk ishte mbështetur në asnjë vendim të këshillit bashkiak.