SYRI TV/ Osmani godet Ramën e Thaçin: Perëndoi koha e tregtarëve të kufijve
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës. Ajo ka sulmuar Ramën e Thaçin duke thënë se ka perënduar koha e tregtarëve të kufijve. Me tone të ashpra, Osmani u shpreh se në veriun e Kosovës do të sundojë ligji dhe periudha e lulëzimit të bandave të mbështetura nga Beogradi ka mbaruar.
NGA SYRI TV
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur këtë të enjte fjalimin e përvitshëm para deputeteve në Parlament. Në fjalën e saj ajo shënjestroi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe aleatin e tij në Tiranë, Edi Rama.
Shefja e shtetit tha se Kosova asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive, më kuptimplote, më të përgatitur e më të koordinuar.
Presidentja Osmani me tone të ashpra, Osmani u shpreh se në veriun e Kosovës do të sundojë ligji dhe periudha e lulëzimit të bandave të mbështetura nga Beogradi ka mbaruar.
Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës dhe partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK braktisën sallën e Kuvendit gjatë fjalës së Presidentes. Ky bojkot nga ana e PDK-së shoqërohet me argumentin se rregullat formale të raportimit para Kuvendit, nuk janë gjë tjetër veçse mbulim i dështimit të Presidentes. Sipas tyre seanca e sotme është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.