SYRI TV/ Mjeku në Fier ndihmon familjen e varfër, i restauron banesën - Gëzim Hebaj apelon për ndihmë

Familja e Gëzim Hebaj në Fier ndodhet në vështirësi ekonomike. Banesa e kësaj familje u rikonstruktua nga mjeku Roel Zogaj, duke i ardhur në ndihmë dy vajzave të mitura dhe gruas së sëmurë të kryefamiljarit. Por sot Gëzim Hebaj kërkon ndihmë për të përballuar jetesën.

Nga SYRI TV

Banesa e Gëzim Hebajt, pas ndihmës për rikonstuksion nga mjeku i njohur në Fier, ofron kushtet të mira për jetesën e katër anëtarëve të kësaj familje.

Mirëpo, sot familja Hebaj, sot përballet me varfëri për shkak se Gëzimi duhet të kujdeset për bashkëshorten invalide dhe dy vajzat e mitura.

Ai thotë se e vetmja e ardhur janë 3 mijë lekë ndihmë ekonomike, ndërsa bashkëshortja prej dy vjetësh nuk përfiton as KEMP.

Ndaj, Gëzim Hebaj, pas rikonstruksionit të banesës nga mjeku Roel Zogaj, apelon për ndihmë, për të përballuar jetesën.