Qeni heroik në Meksikë i çon policët te vendndodhja e pronarit të tij të humbur

Një qen heroik i quajtur El Palomo i udhëhoqi policët nëpër kodra, shtigje dhe lugina te pronari i tij 84-vjeçar, i cili humbi në shkretëtirë për një javë pasi doli në një shëtitje.

Gregorio Romero doli më 27 nëntor nga shtëpia e tij në Moctezuma, shteti Sonora në Meksikë për të bërë një shëtitje, por humbi.

Me këtë rast u mobilizua një kërkim i madh që përfshinte një njësi të trajnuar të qenve nuhatës.

Por ishte qeni besnik i pensionistit Gregorio, El Palomo, që e gjeti atë vetëm 3 kilometra larg shtëpisë së tij më 4 dhjetor.

Pamjet tregojnë shpëtimtarët duke e çuar me gëzim në shtëpi Gregorion pasi ky i fundit u gjet nga qeni i tij besnik.