VIDEO/ Përleshje mes tifozëve marokienë e francezë, humb jetën adoleshenti

Një djalë është vrarë në Montpellier mes përleshjeve mes tifozëve të Francës dhe Marokut pas gjysmëfinales së Kupës së Botës.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e qeverisjes vendore tha se djali u “godit me dhunë” nga një makinë në qytet, në jug të Francës, të mërkurën.

Ai u transferua në spital, por vdiq menjëherë pas mbërritjes, tha Departamenti i Herault.

Automjeti është gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe policia po heton.

Tifozët e Francës dhe Marokut ishin përplasur edhe në Paris pas ndeshjes. Policia u thirr për të shpërndarë turmat.

Franca siguroi vendin e saj në finalen e Kupës së Botës në Katar pasi mposhti 2-0 Marokun.